Më shumë se 2000 pemë në vazo, të gjitha të ndryshme mes tyre, të vendosura mbi karriget prej kadifeje rozë të teatrit prestigjioz Liceu të Barcelonës, kanë zënë vendin e një publiku të veçantë pas hapjes nga emergjenca e koronavirusit.
’Një akt shumë simbolik për të riafirmuar vlerën e artit, muzikës dhe natyrës’, ka pranuar drejtori artistik i teatrit, Victor Garcia De Gomar.
Performanca e quajtur ‘Koncerti i Biocene’, është ideuar nga artisti spanjoll Eugenio Ampudia dhe në fund të performancës, pemët u janë dhuruar mjekëve dhe personelit mjekësor në shenjë vlerësimi për punën e tyre në muajt e vështirë të pandemisë.