Vendosni fjalën kyçe....

Studentët e Fakultetit Ekonomik pa diploma masteri, dorëzojnë peticionin me 150 firma

315 studentë të ciklit të dytë, në Fakultetin Ekonomik të UT-së, të cilët kanë ndjekur studimet në vitin 2017-2019, janë ende në pritje të diplomës.

Një grup studentësh sëbashku me përfaqësuesin e tyre ligjor, janë mbledhur përpara Fakultetit Ekonomik dhe kanë dorëzuar një peticion me 150 firma Rektoratit dhe FE-së për tërheqjen e diplomave.

Sipas tyre gjithçka ka nisur në fillim të vitit 2017, ku lista e këtyre studentëve fitues iu dërgua Qendrës së Shërbimeve Arsimore nga Dekanati për matrikullim.

Dekani Dhori Kule nuk i ka dërguar lisat e studentëve te rektori sipas procedurës, por direkt te Qendra e Shërbimeve Arsimor dhe tashmë rektori Mynyr Koni nuk i firmos.

“‘Në çdo rast nuk kemi pasur zgjidhje. Ajo që kërkojmë, ja kërkojmë Rektoratit është që të na vendosë në dispozicion dokumentacionin.

Çështja çalon këtu pra, në 2017 kur janë regjistruar në FE, FE duhet t’i përcillte listën Rektoratit. Nuk ia ka përcjellë Rektoratit por Qendra e Shërbimeve Arsimore. Gjithsesi kjo e fundit ia ka dhënë, Universiteti i Tiranës.

Pra studentët kanë numra matrikullimi, nota. Dje morëm vesh se Rektorati ka kthyer diplomat dhe zgjidhja është shumë e thjeshtë. Ka studentë këtu me kredi dhe me halle dhe duan vetëm diplomat. Të pajisen me diploma para se t’i drejtohemi Gjykatës.”– tha një prej përfaqësuesve të studentëve.

Studentët kërkojnë zgjidhje brenda 10 ditëve ose do i drejtohen Gjykatës.

Nga ana tjetër Drejtori i kurrikulës në Universitetin e Tiranës, Albano Zhapaj thotë se një shkresë i është dërguar edhe Ministrisë së Arsimit e cila sipas tij ka zgjidhjen në dorë, por një zgjidhje është edhe që sot dekani i FE, Dhori Kule t’i dërgojë listat e studentëve tek Rektorati sot.

“Çështja ka zgjidhje, nëse doni të dini se ku është shkelja unë ua them. Studentët janë në të drejtën e zotit dhe duhet të kenë dokumentin. Unë po i dorëzoj avokatit të studentëve një shkerë zyrtare që i kemi dërguar ministres së Arsimit, e cila ëhtë hartuese e udhëzimit. Marrëdhënien mes universitetit dhe studentëve e rregullon ky udhëzimi këtu që sapo ju thashë.

Përgjegjësia është e QSHA-së dhe Fakultetit Ekonomik që komunikojnë në mënyrë jo zyrtare.

Zgjidhja është në paragrafin e fundit. Ministrja e Arsimit e ka zgjedhijen në dorë. Në rast se sot dekani dërgon listat e studentëve, zgjidhja është e mënjëhershme. Më detyruan studentët të nxjerr një dokument që nuk duhet t’ua zgjidhja.

Edhe këtë shkresë po ia dërgoj avokatit. 11 kartonë nuk janë në listë, ky është faji i fakultetit, për këtë po heton prokuroria.”- tha zoti Zhapaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *