Vendosni fjalën kyçe....

Terror në fshatin në Bulqizë, persona me armë hyjnë në lokal e masakrojnë të riun. Kryeplaku: Do kapim armët vetë


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Gjoricë e Poshtme të Bulqizës, disa netë më parë, por që është bërë publike vetëm sot.

Disa persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në një lokal të fshatit para 3 netësh, ku Brenda gjendeshin rreth 20 persona. Në prani të tyre, kanë dhunuar rëndë një djalë të moshës 25-vjeçare.

Lajmi është konfirmuar nga anëtarë i pleqësisë së fshatit Gëzim Miftari. Ai thotë se në lokal ka patur edhe djalin e tij.

Ai thotë për “News 24” se katër persona të armatosur e të maskuar, janë futur në lokal, ndërsa një prej tyre qëndroi tek dera për të ruajtur.

Pasi kanë dhunuar të riun me inicialet F.A, ata janë larguar. Djali është dërguar në spitalin rajonal të Peshkopisë, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Kam qenë ndoshta jo prezent, por kam qenë pas 10 minutash, pasi isha afër. Brenda në lokal ishte djali im. Ngjarja e rëndë, s’ka ndodhur asnjëherë në fshatin tonë. Kanë ardhur 3-4 persona, të armatosur dhe me maska dhe kanë hyrë në lokal. Ka qenë rreth orës 21:30 e darkës. Ata iu thanë që të shtriheshin përtokë. Një prej tyre e masakruan një djalë duke pirë kafe. Sot ai djali është në spital, në gjendje kritike për jetën. Është në spitalin e Peshkopisë. Unë i bëj thirrje Edi Ramës, do i dërgoj një mesazh, atij dhe ministrit të Drejtësisë, prokurorit të Përgjithshëm, presidentit të Republikës, që të marrin masat. Pasi në të kundërt, unë i pari do nis, do armatosemi të gjithë si fshat, dhe nuk do kërkojmë më ndihmën e tyre. S’do lejojmë as policinë e shtetit, asnjë tjetër. Jam 56-vjeç, nuk është parë kjo në historinë tonë. Nëse donte policia e shtetit, mund ta kishte zbardhur. Ne do të armatosemi të gjithë dhe kur të vijë policia e shtetit, do t’i vrasim të parët. Unë futem në burg, 10 vite, 100 vite. Unë them se Policia e Shtetit i di këto gjëra. Ne kemi humbur besimin tek shteti.”- tha Miftari.

Banorët e fshatit Gjoricë e Poshtme janë frikësuar nga ngjarja e rëndë dhe me të drejtë kërkojnë përgjigje nga shteti, që edhe pse kjo ka ndodhur prej disa ditësh, asnjë informacion nuk ishte bërë publik.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *