Vendosni fjalën kyçe....

Trajleri përplas motorçikletën, plagoset rëndë drejtuesi


Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Hani i Hotit-Shkodër, në fshatin Vukpalaj, ku një traljer me drejtues një shtetas boshnjak ka aksidentuar drejtuesi e një motorçiklete 41—vjeç.

Drejtuesi i motorçikletës me iniciale Gj.L ndodhet në spitalin e Shkodrës në gjendje të rëndë.

Më datë 24.06.2020, ora 21:40, në aksin rrugor Hani i Hotit – Shkodër, fshati Vukpalaj, Malësi e Madhe, ka ndodhur një aksident rrugor, ku janë përfshirë mjetet Trajler, me drejtues shtetasin Boshnjak M. K. 35 vjeç, banues në Laktash, shteti Bosnje Hercegovinë, është përplasur me mjetin motorçikletë, me drejtues shtetasin Gj. L. 41 vjeç, banues në fshatin Hot, Malësi e Madhe, për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorit i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër në gjendje të rëndë.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit”-thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *