Vendosni fjalën kyçe....

Vidhen gjatë natës zyrat e Drejtorisë së Transportit Rrugor


Grabiten gjatë natës zyrat e Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, në Kashar.

Pastruesja e institucionit është ajo e cila ka konstatuar e para vjedhjen mëngjesin e sotëm, kur ka shkuar për të nisur punën.

Mësohet se janë rrëmbyer gjërat që ndodheshin brenda një kasaforte, ndërsa një tjetër kasafortë vjedhësit nuk e kanë hapur dot dhe e kanë marrë ashtu siç ka qenë.

Mendohet se bëhet fjalë për dy autorë, të cilët janë larguar më pas nga institucioni me automjet. Policia po kqyr kamerat e sigurisë për të hedhur dritë mbi ngjarjen.

Ende nuk është e qartë se çfarë shume parash dhe dokumentesh janë vjedhur nga kasafortat./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *