Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e dy biznesmenëve në Laç, zbulohen emrat e 3 personave në kërkim


Zbulohen emrat e tre personave të cilët janë shpallur në kërkim, lidhur me ekzekutimin e dy biznesmenëve në Laç më 30 maj.

Pas arrestimit të Eduart Lamajt, i cili konsiderohet si i dyshuari kryesor u shpallën në kërkim edhe tre persona.

Ata janë: 33- vjeçari Ili Xhepaj (Likaj), 31- vjeçari Elson (Oltion) Alija (Vlashi) dhe 21 vjeçari Klaudio Perkola.

Sipas televizionit “News 24”, këta persona dyshohen se së bashku me Lamajn, kryen atentatin ndaj biznesmenëve Bujar Lika (Hasani) dhe Paulin Gjergji Marku.

Policia e Lezhës ka ushtruar kontrolle në banesat e tre personave të shpallur në kërkim dhe tek njerëz të afërm të tyre.

Njëri nga personat e dyshuar, Ilir Xhepaj ka qenë në kërkim edhe para vrasjes së dy biznesmenëve, lidhur me një plagosje të ndodhur në maj të këtij viti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *