Vendosni fjalën kyçe....

Aktivisti francez vandalizon statujën e Jean-Baptiste Colbert jashtë parlamentit (VIDEO)


Një aktivist ka vandalizuar statujën e Jean-Baptiste Colbert jashtë parlamentit francez. Pamjet e publikuara në mediat sociale tregojnë aktivistin duke spërkatur me bojë të kuqe statujën e Colbert.

Ai shkroi fjalët “negrofobia e shtetit” në bazën e monumentit, përpara se policia ta ndalonte atë, shkruan BBC.

Colbert ishte një burrë shteti francez që i shërbeu mbretit Louis XIV gjatë Shekullit të 17-të. Ai ndihmoi në shkrimin e Kodit Noir ose Kodit të Zi në Shekullin 17, i cili përcaktonte skllavërinë dhe racën në perandorinë koloniale të Francës.

Një zëdhënëse e qeverise i kritikoi ashpër mbishkrimet, duke thënë se njerëzit duhet të respektojnë “faktet historike”.

Në Francë ka pasur protesta masive për vdekjen e Adama Traoré, një 24-vjeçar i vrarë gjatë arrestimit nga policia në vitin 2016. E sëfundmi demonstruesit e kanë krahasuar vdekjen e tij me atë të George Floyd në SHBA, duke rikthyer protestat në vend.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *