Ditën e djeshme një minator humbi jetën ndërsa punonte në një nga galeritë e Martaneshit.
Policia e Bulqizës ka vënë në pranga brigadierin e firmës, që kryente punime në minierë. Sipas uniformave blu, brigadieri 40-vjeçar me inicialet I. K nuk ka bërë punën e tij.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I.K ., 40 vjeç, banues në Bulqizë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi duke mos kryer siç duhet detyrën e tij si brigadier e duke mos marrë masa në katet mes galerive ku kryheshin punimet në një subjekt minerar në zonën e Martaneshit, është rrëzuar dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi B.Xh. , 56 vjeç, banues në Bulqizë ( vagonist). Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë.”- thuhet në njoftimin e policisë.