Vendosni fjalën kyçe....

Bënte thirrje për vrasjen e hebrenjve në rrjet, arrestohet 39-vjeçari në Shijak


Policia ka arrestuar një qytetar në Shijak, i cili bënte thirrje për vrasjen e hebrenjve.

Sipas policisë, 39-vjeçari Bardhi Guza është mbajtur nën vëzhgim nga antiterrori që në janar të këtij viti. Ai është vënë në pranga pas kthimit nga Italia.

I pyetur nga policia se përse bënte thirrje të tilla në rrjetet sociale, Guza është shprehur se ishte i frymëzuar nga besimi i tij.

Njoftimi i policisë

Vihet në pranga një 39-vjeçar, i cili bënte thirrje në rrjetet sociale për të vrarë  hebrenjtë.

Nga specialistët e Drejtorisë së Antiterrorit është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit E. G., 39 vjeç, banues ne fshatin Koxhaj, Shijak.

Ndalimi i tij u bë pas një hetimi disamujor të nisur në muajin janar 2020, nga Drejtoria e Antiterrorit. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, mbi bazën e materialeve të referuara nga Drejtoria e Antiterrorit, në janar 2020, regjistroi procedimin penal për veprat penale “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” dhe “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”.

Për këtë shtetas Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *