Qeveria vazhdimisht u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë distancën sociale, të mos marrin pjesë në grumbullime, e të vendosin maska në ambiente publike.
Por duket se e ka të vështirë të bindë për këtë edhe deputetët e Parlamentit, pa shkuar tek tek të gjithë qytetarët.
Në fotot e publikuara nga LSA, një grup deputetësh, në veçanti ata të opozitës parlamentare që nuk i kanë zbatuar këto rregulla. Përkundrazi shihen të ulur në një kafe grumbull, shumë pranë njëri-tjetrit.