Google ka vendosur të modifikojë privatësinë e disa produkteve, duke bërë të mundur fshirjen automatike të të dhënave pas 18 muajsh.
“Privatësia është një element themelor i gjithçkaje që ne bëjmë- shpjegon Ceo i shoqërisë Sundar Pichai në një postim zyrtar. Ne do vazhdojmë të jemi zëdhënësit e një rregullatori të ekuilibruar të përdorimit të të dhënave personale në të gjithë botën’. Në axhendë parashikohet edhe një akt normativ për privatësinë në Shtetet e Bashkuara. “Për të ndihmuar përparimin e kësaj pune, ne kemi botuar një propozim me një kornizë rregullatore të bazuar në disa ligje dhe modele të zbatuara në pjesën tjetër të botës, si për shembull Gdpr europiane’, ligji për privatësinë në Bashkimin Europian në fuqi që prej majit 2019”- ka shtuar Pichai.
Mes të rejave të Google, eliminimi i të dhënave pas 18 muajsh, që do të jetë aktiv në ‘web dhe aplikacion’. Google do të dërgojë njoftime për të kujtuar që ekziston opsioni i eliminimit automatik. Kjo e re nuk do të aplikohet për Gmail, Drive dhe Foto, që janë të projektuara-nënvizon Google- ‘për të ruajtur sigurinë e të dhënave tuaja personale për të gjithë kohën që ju keni nevojë’. Kompania kujton që ajo nuk i shet ‘informacione askujt dhe as i përdor për qëllime publicitare’. Një tjetër risi ka të bëjë me kontrollin për adresën tuaj Google, drejtpërdrejtë në Motorin e Kërkimit, ku do të shfaqet një kuadrat (i dukshëm vetëm për përdoruesit) që do të tregojë cilat janë parametrat e privatësisë dhe sigurisë, në mënyrë që të jetë e mundur të bëhen modifikimet e nevojshme.
“Ne gjithashtu po thjeshtojmë qasjen në aplikacionet tona më të përdorura – shton kompania – e cila do të aktivizohet me shtypjen e zgjatur të figurës suaj të profilit në Motorin e Kërkimit, në Maps dhe në YouTube. Ky opsion është i gatshëm prej sot në aplikacionet Google për IOS dhe së shpejti edhe në Android dhe në të tjera aplikacione’.