Vendosni fjalën kyçe....

Hajdari – Ramës: Na preke por s’mund të flitet për Kosovën, pa folur për viktimat e Komunizmit


Pas fjalës së kryeministrit Edi Rama për aktakuzat kundër Hashim Thaçit e Kadri Veselit, në foltore doli deputetja Rudina Hajdari.

Ajo tha se ishte e prekur nga fjalët e kryeministrit por e konsideroi hipokrizi që ai s’përmendi krimet e komunizmit.

“Ishte një fjalim i duhur dhe për këtë na preku të gjithëve. Për këtë s’mund të them dot gjë. Arsyeja pse e mora fjalën është për të thënë se Rama mbajti një fjalim më shumë se 1 orë, më keq se Fidel Kastro. Dua t’ju them dhe diçka tjetër, atë që s’përmendet në këtë sallë.

Hipokrizia më e madhe që e ka bërë jo vetëm Edi Rama por të gjithë kryeministrat para tij, nuk mund të flitet për Kosovën, pa folur për viktimat e Komunizmit, për personat e internuar nëpër kampe, për ata të dënuar në burgje, prandaj më vjen keq që ne nuk i kemi gjetur ato xhelatë dhe flasim për Kosovën. Ne i kemi bërë gjëmën këtij vendi, siç ia ka bërë Serbia-Kosovës. Ne nuk i kemi dënuar ata xhelatë. Mos t’ju vijë keq, ta shohim të shkuarën tonë siç është, të ngremë kokën lart e të themi disa të vërteta.”– tha Hajdari.

Menjëherë pas këtyre fjalëve, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi pati gjithashtu diçka për të thënë. Sipas tij, Hajdari bëri ndërhyrjen e gabuar, pasi dy rastet nuk mund të krahasohen me njëri-tjetrin.

“Bëre ndërhyrjen e gabuar, në kohën e gabuar dhe me përmbajten më të gabuar. Unë jam dëshmitar okular dhe asnjë krahasim mes Ksoovës dhe Shqipërusë nuk është i pranueshëm në këtë diskutim të Ksoovës.”- tha Ruçi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *