Vendosni fjalën kyçe....

Hoti anulon pjesëmarrjen në takimin me Vuçiçin: Nuk shkoj në Uashington vetëm



Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka anuluar takimin për dialog që do zhvillohej në Uashgton me delegacionin Serb të kryesuar nga Presidenti Aleksandër Vuçiç.

Anulimi vjen pas bërjes publike nga Prokuroria Speciale për akuzat mbi Presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarin e PDK-së Kadri Veseli se kanë kryer krime lufte gjatë luftës së UÇK-së kundër regjimit të Millosheviçit.

Hoti e ka njoftuar mos-pjesëmarrjen nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale.

Për shkak të zhvillimeve të reja në Prishtinë si rezultat i akuzave të dorëzuara nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, më duhet të kthehem në Prishtinë për tu marrë me situatën. E kam njoftuar Ambasadorin Grenell se nuk mund të marrë pjesë në takimin e datës 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë”-ka shkruar Hoti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *