Vendosni fjalën kyçe....

Kaos në rrugët e Londrës- Turma detyron policinë të tërhiqet, plagosen 22 oficerë (VIDEO)


Një festë në rrugët e Londrës ka rezultuar mbrëmë në kaos, me policinë që është thirrur në vendngjarje, e më pas është sulmuar derisa e kanë detyruar të tërhiqej.  Njëzet e dy oficerë u plagosën sipas BBC-së.

Pamjet tregojnë një kolonë policie që përballet me turmën.

Policia e Londrës tha në një deklaratë se ata ishin thirrur në vendngjarje për shkak të zhurmës dhe ankesave për sigurinë publike, por që turma refuzoi të bashkëpunonte. Grupi përfundimisht u bë “armiqësor” ndaj oficerëve.

Komandanti i policisë Colin Wingrove e quajti dhunën si “krejt të papranueshme” dhe tha se nuk do të tolerohej.

Një nga videot tregon një burrë që përdor këmbën e një tryeze për të goditur një makinë të braktisur policie. Një tjetër furgon policie shihet duke u sulmuar në një klip tjetër.

Të paktën katër arrestime u bënë para se policia të detyrohej të tërhiqej. Grumbullimi i paligjshëm u shpërnda përfundimisht në mëngjesin e të enjtes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *