Vendosni fjalën kyçe....

“Na sqaroni për projektin e Rindërtimit”- Qytetarët e Kavajës mblidhen para bashkisë


Qytetarët e Kavajës kanë dalë para bashkisë sot, kundër planit të rindërtimit nga ana e qeverisë me pretendimin se nuk kanë asnjë informacion dhe as sigurinë se si do të procedohet për ndërtimet e objekteve të reja.

Ata kanë tentuar të futen në zyrat e bashkisë së Kavajës por janë ndaluar nga efektivët e Policisë Bashkiake dhe forcat e rendit.

Qytetarët pretendojnë se u është kërkuar të firmosin në një fletë të bardhë për shembjen e banesave të tyre, por që nuk ka një kontratë të shkuar se kur, si dhe ku do të rindërtohen banesat e tyre pasi kanë frikë se mund t’i largojnë nga zona ku banojnë aktualisht.

Ata thonë gjithashtu se po tentohet të ndërtohet një markatë në mes të lagjes së banuar. Banorët kanë kërkuar që mbledhja të filmohet nga kamerat, gjë që nuk është pranuar nga kryetari i bashkisë. Bashkia kërkon që brenda të futen vetëm 3 përfaqësues të banorëve.

“Ky projekti është i miratuar në mars të 2020-ës, dhe më 23 qershor të 2020-ës ata na kanë thirrur me bo dëgjesën publike. Miratimi në mars, dëgjesa në qershor. Për këtë arsye janë njerëzit të irrutuar, sepse është bërë fakt dhe nuk mund të ndryshohet. Dëgjesa duhej të ishte bërë para.

Plani është miratuar në kundërshtim me rregullat ligjore. Ne nëse duam të ndryshojmë një dritare, ne duhet të aplikojmë dhe do presim një process të gjatë për të ndryshuar dritaren. Ndërsa për të ndryshuar një qytet bëhet Brenda 30 ditëve dhe nuk pyetet askush. Ne do qëndrojmë sa të sqarohen të gjitha këto pyetje që janë. Nuk është tendenca për të bërë zhurmë. Duam vetëm të sqarohemi.”- tha një nga banorët. Ai shtoi se në mbledhjen që do të organizohet, kërkojnë me patjetër praninë e mediave.

“Kërkohet të zgjidhet një grup përfaqësueshish. Normalisht, sepse me aq shumë njerëz mund të ketë incidente. Por kërkohet të jetë edhe një media e pranishme sepse asnjëherë nuk është e vërtetë ajo çfarë flitet…”– thotë banori.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *