Vendosni fjalën kyçe....

Ngritja e akuzave ndaj Thaçit e Veselit, DASH: Hap përpara për drejtësinë në Kosovë


Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale që ka ngritur akuza për krime lufte ndaj Presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarin e PDK-së Kadri Veseli

Zëdhënësi i tha “Zërit të Amerikës” se Shtetet e Bashkuara inkurajojnë Gjykatën Speciale për Kosovën dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar t’i përmbahen mandatit të tyre ndërkohë që avancon kjo çështje përmes sistemit të drejtësisë.

“Njoftimi është rezultat i një procesi që vazhdon prej 20 vjetësh”– tha zëdhënësi.

“Shtetet e Bashkuara besojnë se ngritja e akuzave e njoftuar nga Prokurori i Specializuar është një hap përpara për procesin e realizimit të drejtësisë dhe ripajtimit në Ballkanin Perëndimor. Njoftimi është esencial për avancimin e shtetit ligjor dhe drejtësisë për viktimat në Kosovë, si dhe për vendin, që të kapërcejë këtë periudhë të tmerrshme dhe të bashkohet me komunitetin euro-atlantik”– vazhdoi zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.

Kujtojmë se ditën e mërkurë, Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, njoftoi se ka ngritur akuza ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Dy politikanët së bashku me të tjerë, janë dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte si: vrasje të paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *