Delvina sot regjistroi 6 raste me koronavirus, njëri prej tyre ishte punonjës i bashkisë. Menjëherë pas kësaj, bashkia është mbyllur për t’u dezinfektuar sipas Report Tv.
Kryetarja e Bashkisë u ka dhënë 1 orë leje punonjësve deri në përfundim të procesit të dezinfektimit.
Punonjësi i bashkisë që ka rezultuar me koronavirus, është kunati i pacientit të parë të regjistruar në këtë qytet para pak ditësh.