Një koleksionist arti në Spanjë ka mbetur i tronditur kur ka parë restaurimin e një kopjeje të një pikture nga artisti barok Bartolomé Esteban Murillo.
Koleksionisti me qendër në Valencia ka paguar 1,200 euro për restaurimin e pikturës tek një restaurues mobiljesh, por ka mbetur i zhgënjyer.
Përkundër dy përpjekjeve për ta rregulluar atë, piktura e Konceptit të Papërlyer nuk njihet më. Ky incident ka kthyer në vëmendje për të tjera restaurime të shkuara keq më parë në Spanjë, shkruan BBC.
Në vitin 2012, një famullitare e moshuar u përpoq të restauronte një afresk të Jezu Krishtit në kishën në Zaragoza. Por puna e saj për pikturën bëri që të tjerët ta quanin jo më “Jezu Krisht” por “Majmuni Krisht”.
Aktualisht nuk ka një ligj në Spanjë që i ndalon njerëzit të restaurojnë veprat arti, nëse nuk kanë aftësitë e nevojshme për ta bërë këtë.