Ditën e sotme, Operacioni Forca e Ligjit është ndalur në Lezhë ku i ka kërkuar të deklarojnë burimet e pasurisë tre shtetasve, të gjithë të dënuar për vrasje.
Personat në fjalë kanë afat 48 orëve për të dorëzuar deklarimin e pasurisë.
Ata janë:
-Altin Shkrepi, banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;
-Bardhok Toni, banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;
-Blerjan Pjetri, banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”.
Përgjigjet e tyre, OFL do ia dërgojë SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.