Pas sherrit me deputetin Ralf Gjoni, deputeti Halit Valteri mori fjalën në foltore ku i bëri një thirrje të pazakontë ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
“Kam edhe një kërkesë për ministren e Shëndetësisë. Zonja Manastirliu keni vendosur një apparat për matjen e temperatures këtu në Kuvend, por bëni edhe testin e intelektualëve dhe të idiotëve në këtë vend se kemi lloj-lloj idioti dhe lloj-lloj halabaku që nuk di se ca flet në këtë Parlament.”– tha Valteri.
Deputeti para kësaj deklarate, pati një konflikt me kolegun e tij Ralf Gjoni ndërsa ishin të ulur në karriget e tyre në Kuvend. Konflikti mund të ishte përshkallëzuar nga verbal në fizik, po të mos ndërhynin deputetët e tjerë.