Të ulur në karriget e tyre në Kuvend, deputetët Ralf Gjoni dhe Halit Valteri janë përplasur ashpër sot me njëri-tjetrin.
Përplasja ishte e tillë, saqë u desh ndërhyrja e deputetëve të tjerë Nimet Musai dhe Muslim Murrizi, për të qetësuar situatën. Në ato momente, ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj po mbante një fjalim në foltore.
Nuk është e qartë se çfarë flasin dy deputetët me njëri-tjetrin, por Valteri i nervozuar lë sallën, për t’u rikthyer përsëri pas disa minutave.