Policia e Pogradecit ka arrestuar 1 person dhe ka proceduar penalisht 6 të tjerë, 5 prej të cilëve janë punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura.
Ata akuzohen për “shpërdorim detyre” dhe për veprën “Prerja e paligjshme e pyjeve”.
Gjatë këtij operacioni të quajtur “Llënga” janë sekuestruar edhe 30 m3 dru zjarri, pa dokumentacion.
Mësohet se punonjësit e “zonave të mbrojtura” favorizonin një prej të arrestuarve për prerjen e pyjeve në këto zona.
Njoftimi i policisë:
Pogradec
Finalizohet operacioni “Llënga” për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të prerjes së pyjeve.
Procedohen penalisht 7 shtetas, 5 prej të cilëve punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura për “Shpërdorim detyre” dhe 2 të tjerë për veprën “Prerja e paligjshme e pyjeve”.
Sekuestrohen 30 m ³ dru zjarri pa dokumentacionin përkatës.
Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e prerjes së paligjshme të pyjeve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, finalizuan operacionin e koduar “Llënga”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :
A.Xh., 33 vjeç, banues në fshatin Vërdovë.
Si edhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve:
K., 27 vjeç, banues në fshatin Vërdovë,
J., 60 vjeç; G. B., 31 vjeç; M. B., 37 vjeç; E. Sh., 38 vjeç; E. G., 59 vjeçe, (me detyrë teknik dhe inxhinierë pranë ADZM-Korçë).
Në afërsi të fshatit Vërdovë, shërbimet e policisë kanë konstatuar shtetasit A.Xh., dhe F. K., duke transportuar me mjetet respektive “Benz”, pa targa, të ngarkuara me sasi dru zjarri, pa dokumentacion përkatës.
Shtetasi A.Xh., drejtonte mjetin pa leje drejtimi, ndërsa pesë punonjësit e lartpërmendur dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke mos kryer kontrolle dhe favorizuar shtetasin F. K., në zonën mbrojtur të pyllit të fshatit Llëngë-Pogradec.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale “Prerja e paligjshme e pyjeve” , “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.