Vendosni fjalën kyçe....

Pse në Mianmar njerëzit mund të mos kenë dëgjuar për COVID-19


Sipas grupeve të të drejtave të njeriut, qindra e mijëra njerëz të bllokuar në afërsi të luftimeve të ashpra në perëndimin e largët të Mianmarit mund të mos dinë asgjë për Covid-19. Kjo falë mbylljes vjetore të internetit.

Siç shkruan CNN, qershorin e kaluar, qeveria e Mianmar, e udhëhequr nga Këshilltari Shtetëror Aung San Suu Kyi, ndërpreu qasjen në internet në nëntë qytetet e zonës për shkak të shqetësimeve se interneti ishte duke u përdorur për të ndezur përleshjet midis ushtrisë dhe kryengritësve të Mianmarit.

Në një qytezë u rivendos shërbimi i internetit në maj, por në tetë zonat tjera, me një popullsi të përgjithshme prej rreth 800,000 banorësh, u është ndërprerë informacioni. Human Rights Ëatch dhe Amnesty International thonë se bllokimi i zgjatur i internetit po vë jetë në rrezik, jo vetëm sepse po i ndalon njerëzit të raportojnë abuzime të mundshme të të drejtave të njeriut, por edhe sepse i ka shkëputur ata edhe nga fushatat e shëndetit publik në lidhje me pandeminë e koronavirusit.

“Me një konflikt të armatosur midis ushtrisë së Mianmarit dhe Ushtrisë Arakan në shtetin Rakhine në mesin e një pandemie, është e rëndësishme për civilët të marrin informacionin e nevojshëm për të qëndruar të sigurt”- tha në një deklaratë Linda Lakhdhir, këshilltare juridike e Azisë për Human Rights Watch, citon CNN.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Mianmarit, që nga e hëna, vendi kishte regjistruar gjashtë vdekje dhe 292 raste pozitive nga mbi 64.532 teste të realizuara gjithsej.

Një numër i vogël rastesh janë gjetur në Komunat Maungdaë dhe Buthidaung në shtetin verior Rakhine, ku më shumë se 100,000 muslimanë jetojnë në kampe të mbushura me njerëz. Shumë prej tyre kanë ikur nga “operacionet e pastrimit”, të nisura nga ushtria kundër kryengritësve Rohingya në vitin 2018. OKB ka bërë thirrje që ushtria e Mianmarit të përballet me një gjykatë ndërkombëtare me akuzën e gjenocidit për mizoritë e kryera ndaj muslimanëve Rohingya. Budistët Rakhine të bërë të pastrehë nga luftimet e fundit po jetojnë gjithashtu në kampet në zonë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *