Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Kemi humbur terren ndaj Serbisë për shkak të një politike feudesh, marrëdhënia me Vuçiç e kushtëzuar


Kryeministri Edi Rama në emisionin “Rubikon” për Klan Kosova deklaroi se shqiptarët kanë humbur terren ndaj Serbisë për shkak të politikës feudale.

Më tej Rama tha se taksa 100% ndaj Serbisë duhet të shërbejë si shkollë politike pasi tregoi mosrespektimin e Kosovës nga pala serbe.

Marrëdhënia ime me Presidentin e Serbisë është një marrëdhënie e krijuar si rezultat i të qenit kryeministër i Shqipërisë dhe në funksion të bindjes sime që shqiptarët dhe serbët në kushtet kur lufta ka mbaruar dhe kemi zgjedhur paqen, duhet të synojmë shumë larg. Synimi duhet të lidhet me mosdakordësisë së madhe, e cila qëndron në mes. Kemi rënë dakord që të mos biem dakord për këtë, ku ne jemi në luftë diplomatike nuk diskutohet por duke ndarë një ide që këtu duhet ecur dhe hapësirat e tjera duhen shfrytëzuar. Ti nuk e zgjedh fqinjin. Po të kishim mundësi, të gjithë popujt në këtë rajon do të kishin zgjedhur fqinj të tjerë. Në një proces, ti nuk shikon sa i mirë, sa bujar është tjetri siç mendon kur të kërkon dikush një krushqi. Ti shikon interesin.

Presidenti i Serbisë është aty për të shfrytëzuar çdo hapësirë dhe për të bërë çdo manovër në funksion të këtij interesi. Dhe sigurisht për ta treguar, gjë që e ka arritur fal dobësisë së madhe që kemi treguar ne me këtë lloj politike feudesh dhe me këtë lloj përplasjesh si në një luftë të ftohtë civile brenda Prishtinës që ky është personi i interesuar për paqe, për këtë e për atë. Ne duhet të shohim veten sepse kur del në një ring, ti nuk do merresh në fund si më mundi ai përball, ti je marrë me muskujt e tu, me përgatitjet tënde mendore. Kemi humbur terren për krejt të kundërtën e asaj që thuhet, sepse jemi barrikaduar gabim.

Po marr një rast flagrant që duhet të shërbejë si shkollë politike; taksa 100%. Ishte një vendim i cili mund të konsiderohej gabim në çdo aspekt, por në një aspekt ishte në kohën e duhur për të dhënë alarmin problemin e mos respektimit nga ana e Serbisë të një sërë dakordësish të paravendosura dhe problemin e ngecjes së një procesi në tërësi ku mos liberalizimi i vizave është një simbol, një turp i madh i BE-së dhe i vetos së Macron”-tha Rama.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *