Për kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi, ndërhyrja e deputetes Rudina Hajdari, pas fjalimit 1 orësh të kryeministrit Edi Rama ishte e gabuar.
Sipas tij, krimet e komunizmit nuk mund të krahasohen me rastin e Kosovës.
“Bëre ndërhyrjen e gabuar, në kohën e gabuar dhe me përmbajten më të gabuar. Unë jam dëshmitar okular dhe asnjë krahasim mes Kosovës dhe Shqipërusë nuk është i pranueshëm në këtë diskutim të Kosovës.”- tha Ruçi.
Gjatë ndërhyrjes së saj, Hajdari tha se ishte prekur nga fjalët e kryeministrit për Kosovën, por e konsideroi hipokrizi që ai s’përmendi krimet e komunizmit.