Vendosni fjalën kyçe....

Shkon në 49 numri i viktimave nga COVID-19 në vend, vdes pacienti 66-vjeçar


Ka ndërruar jetë paraditen e sotme në spitalin infektiv, një pacient 66-vjeçar nga Tirana i cili ishte i konfirmuar me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë thotë thotë se gjendja e tij është përkeqësuar si pasojë e vështirësisë në frymëmarrje. Ky është rasti i 49 që ka humbur jetën si pasojë e pandemisë.

“Një pacient 66-vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë në spitalin infektiv në QSUT, i konfirmuar me COVID19, i shtruar prej një jave në gjendje të rëndë. Gjendja e tij është përkeqësuar si pasojë e vështirësë në frymëmarrje dhe pavarësisht frymëmarrjes së drejtuar, terapisë intensive medikamentoze dhe kujdesit të stafit mjekësor, 66-vjeçari, i cili vuante nga diabeti dhe hipertensioni, nuk ka mundur të mbijetojë. 

Që nga fillimi i epidemisë, 49 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19, ndërsa vijon të ketë raste të rënda që po trajtohen në shërbimin infektiv. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët të tregojnë kujdes në zbatimin e rregullave në përditshmëri dhe bizneset të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë, për të ruajtur shëndetin e qytetarëve. Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor dhe Task-Forca anti-COVID vijojnë të jenë në terren 24/7 për monitorimin dhe kontrollin e zbatimit të protokolleve të sigurisë”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Shëndetësisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *