Vendosni fjalën kyçe....

Spiropali: Maxhoranca s’bën kompromise për Reformën në Drejtësi, ju hidhni bojë e miell


Ministrja Elisa Spiropali, thotë se ajo dhe kolegët e saj të maxhorancës, janë të vendosur për të çuar përpara Reformën në Drejtësi.

Sipas tij, maxhoranca nuk bën kompromise kur bëhet fjalë për këtë reformë, të cilën e konsideron si një nga tre sukseset e qeverisë shqiptare.

“Kur bëhet fjalë për Reformën në Drejtësi ne nuk bëjmë asnjë farë kompromisi. E kemi çuar përpara dhe po e realizojmë edhe kur hidhni bojë e miell këtu në Kuvend, apo kur godisni institucionet me molotov. Ne kemi bërë shumë rrugë drejtë realizimit dhe implementimit të Reformës në Drejtësi dhe në raportin e progresit të BE, evidentohen tre çështje që mund të konsiderohen sukses i Shqipërisë: E pakundërshtueshme Reforma në Drejtësi, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

83 gjyqtarë e prokurorë janë shkarkuar nga detyruam që para nisjeje së kësaj reforme ishte e pa bëshme. Gjykatat e tjera përmes këtij filtri kaq të fortë po kthehen në binarë. Sa i përket SPAK, u betuan 8 anëtarë të SPAK në dhjetor, u emërua kreu i SPAK, u zgjodh Prokurori i ri i Përgjithshëm i Republikës dhe ne presim me ngul, që KLGJ të veprojë më shpejt sa i përket ngritje së Gjykatës së Lartë dhe asaj kushtetuese që janë kërkesa shtyllë të domosdoshme për rrugën drejtë BE.”– thotë Spiropali.

Gjatë fjalës së saj, ministrja e shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, lëshon akuza ndaj opozitës, duke thënë se për shkak të tyre, janë detyruar të tërhiqen ndaj një reformimi absolut për Zgjedhoren.

“Qeveria shqiptare synon që të krijojë një klimë të përshtatshme politike për të mundësuar reformat tona. Ngërçe ne kemi pasur vetëm nga lufta politike pa asnjë fre, vetëm për pushtet, këtu dhe jashtë dhe i gjithë përqendrimi ka qenë për të frenuar këtë.

Reforma Zgjedhore vizioni ynë ishte për një depolitizim e reformim absolut, por të detyruar nga frika e PD e partive të tjera ne u ulëm në atë tryezë, për të bërë të mundur që të kemi një proces zgjedhor normal, që nuk bojkotohet nga opozita. Reforma në drejtësi duhet të çohet para dhe askush ne nuk na bën dot asnjë lloj shantazhi apo të na vërë kushte për reforma që ne i shohim si të qenësishme për vendin dhe jo pazare në kurriz të qytetarëve. “– tha Spiropali.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *