Vendosni fjalën kyçe....

Thaçi s’ka nevojë për fjalë, reagon vetëm me një simbolikë ndaj aktakuzës për krime lufte


 

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka bërë një reagim për herë të parë që nga koha kur Zyra Prokurorit Special njoftoi se ka dorëzuar aktakuzë kundër tij dhe Kadri Veselit me dyshimet për krime lufte.

Nuk ka thënë asnjë fjalë, pork a ndërruar fotografinë e kopertinës në “Facebook”, duke vendosur emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kujtojmë se pas lajmit për aktakuzën ndaj tij, Thaci i cili ishte nisur për në Uashington, anuloi vizitën e tij në Shtëpinë e Bardhë.

Thaçi dhe kreu i PDK-së Kadri Veseli së bashku me të tjerë janë të dyshuar për afërsisht 100 vrasje të paligjshme.  Ata akuzohen për krime lufte dhe kundër njerëzimit si: vrasje të paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *