Lulzim Basha ka mbledhur kryesinë e PD-së për rreth dy orë sot, ku kanë votuar që përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë ta bëjë anëtarësia.
Sipas PD-së, rregullat dhe parimet mbi të cilat do të kryhet përzgjedhja e kandidatëve ndahen në katër faza.
Faza e parë nis me identifikimin e kandidaturave të mundshme e cila do të bëhet në dy mënyra, ku secili anëtar do të ketë të drejtën të propozojë vetëm një deputet.
Katër fazat:
1. Identifikimi dhe propozimi i kandidatëve nga anëtarët. Çdo anëtar ka të drejtën e propozimit të një kandidati. Edhe ata individ qe nuk janë propozuar nga anëtarësia, kane te drejtën e vetpropozimit
2. Verifikimi dhe seleksionimi i kandidatëve nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve.
3. Konsultimi i listës së kandidatëve potencialë nga anëtarësia me parimin 1 anëtar, 1 votë.
4. Zyrtarizimi i listës nga kryesia e partisë dhe miratimi nga Këshilli Kombëtar.
“Përmes këtij procesi PD garanton një proces te hapur për të gjithë ata që duan të jenë pjesë e garës, pa asnjë paragjykim dhe bazuar mbi rregulla dhe norma transparente. Të vetmit që nuk do të mund të jenë pjesë e garës janë personat që janë subjekt i ligjit të Dekriminalizimit, kanë qenë funksionarë të lartë para viteve 90 apo bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit.”– thuhet në vendimin e PD-së.