Vendosni fjalën kyçe....

Vokshi: PD-ja nuk i tradhtoi kauzat e saj, do ndjekim çdo procedurë për të eliminuar kandidatët me të shkuar të errët


Ish-deputetja Albana Vokshi, në një intervistë, për “Abc News”, ka komentuar nismën e PD-së për të zgjedhur kandidatët për deputet.

Vokshi tha se futja e dëputetëve me të shkuar kriminale në Kuvend nga partia socialiste ka ardhur për shkak të mungesës së vullnetit politik.

Ish-deputetja shtoi se PD-ja nuk i ka tradhtuar kauzat e saj politike.

Nëse ne sot ende kemi në Parlament persona të lidhur me krimin është për shkak se qeverisja e Edi Ramës nuk ka pasur vullnetin t’i ndryshojë ato. Ndryshe nga Edi Rama dekriminalizimin e kemi prioritet. Do të plotësohet formulari i dekriminalizimit. Ne do të dëgjojmë anëtarësinë. Personat që kemi denoncuar nuk kanë treguar që janë dënuar. Kyçi është se propozimi dhe vendimmarrja i kalon anëtarësisë.

Valdrin Pjetri ka marrë një dënim që e kishte fshehur. Rasti i kandidatit të Shkodrës, Vaut të Dejës, Matit, refuzoj që të kem një model të tillë në krye të pushtetit lokal dhe qendror. Ne këtë e eliminojmë që në hapin e arë. Ne po ndjekim çdo procedurë që PD të eliminojë këto raste që në fillim të procesit. Modeli si ai që furnizon Edi Rama ne nuk kemi pasur në PD”-tha Vokshi.

Ajo shtoi se të gjitha listat e PD kishin një sërë kryetarësh apo përfaqësues të tjerë aleatësh.

Kemi ceduar në respektimin e kuotës 30 %. Interesat janë të PD, janë kauzat e PD. Kauzat e Partisë Demokratike nuk janë bë bazë të interesave dhe pazareve. Çadra ishte mjet sensibilizimi.

Lufta kundër korrupsionit nuk është kauzë e humbur. Zoti Ruli ka qenë nja nga ministrat model, do të isha e lumtur që ai të kishte një rol aktiv. Të ishte pjesë aktive e procesit të zgjedhjes së kandidaturave.

Ne jemi të hapur, kemi lindur si parti e fjalës së lirë. Kauzat e PD asnjëherë nuk janë tradhtuar. Deri më 30 shtator është përfundimi i fazës së tretë, besoj që shtatori-tetori do të na gjejë gati me lista”- tha ndër të tjera Vokshi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *