Në konferencën e sotme për mediat, presidenti i vendit Ilir Meta ka reaguar pas akuzave të ngritura nga Gjykata Speciale ndaj homologut të Kosovës, Hashim Thaçi si dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli.
Ndërsa thekson se kjo nuk është hera e parë që ndaj udhëheqësve të Kosovës ka aktakuza, Meta shpreh bindjen se këtë sfidë Thaçi e Veseli do ta përballojnë me dinjitet.
Meta thotë se Serbia, sip ala që shkaktoi luftën e ka kthyer në strategji njollosjen e UÇK-së.
“Zhvillim mjaft sfidant, i cili absolutisht që jam i sigurt do të përballohet me shumë urtësi, unitet por edhe largpamësi nga jo vetëm këto dy personalitete, edhe nga presidenti i Kosovës, që ka qenë udhëheqësi kryesor i UÇK por edhe nga Veseli e mbi të gjithë duke vlerësuar se nuk është sfidë e tyre në planin individual apo institucional, do të përballohet me shumë dinjitet dhe përgjegjshmëri jashtë kalkulimeve afatshkurtra nga gjithë klasa politike në Kosovë.
Nuk është hera e parë që ndaj udhëheqësve kemi aktakuza, pala që shkaktoi luftën e dhunë, gjenocidin e që ishte edhe përgjegjëse për krijimin e UÇK si e vetmja rrugë për të fituar lirinë e dinjitetit njerëzor, e ka kthyer në një strategji të sajën njollosjen e UÇK por jo vetëm kaq, por edhe dëmtimin e funksionimit të shtetit të Kosovës pavarësia e të cilit është njohur nga Gaha prej shumë kohësh por edhe njëkohësisht ka treguar që është faktor stabiliteti për rajonin, shpreh solidaritetin tim edhe si president i republikës por edhe si mik e shok, për ta dhe jam i sigurt që ata do ta përballojnë me mjaft dinjitet e përgjegjësi duke konfirmuar drejtësinë e luftës së UÇK-së por edhe për të rrëzuar këtë strategji tepër të gabuar e provokative që tenton të mbajë peng rajonit e të minojë integrimin euroatlantik”, tha presidenti Meta.