Vendosni fjalën kyçe....

Balla: Listat e hapura nuk janë tabu, do i diskutojmë me PD-në


Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla gjatë një takimi me Këshillin Kordinues në Tiranë, tha se do i qëndrojë marrëveshjes me opozitën e bashkuar për zgjedhjet.

Balla më tej shtoi se edhe listat e hapura do diskutohen me PD-në pasi nuk janë tabu.

Marrëveshja me opozitën jo-parlamentare mbi Kodin Zgjedhor, është një marrëveshje që ka krijuar kushtet pozitive në raport me klimën politike dhe ne do ta votojmë atë në Kuvend.

Marrëveshja është marrëveshje dhe ne do ta respektojmë, duke vlerësuar edhe angazhimin plus mundimin e partnerëve tanë. Partia Socialiste gjithmonë i ka respektuar marrëveshjet, edhe pse kjo ishte një marrëveshje për të mos ndryshuar asgjë nga mënyra e administrimit të zgjedhjeve. Opozita jashtë-parlamentare ndërkohë duhet të heqë dorë nga fyerjet ndaj deputetëve të listave të tyre të mbyllura në Kuvend dhe gjithashtu ta harrojnë se mund t’i imponojnë KUVENDIT se çfarë do diskutohet në seancë, apo në komisione.

Lidhur me propozimet e opozitës parlamentare për sistemin zgjedhor, si kusht për të arritur me ta një mirëkuptim, për të votuar, kjo është temë tjetër. Është fakt që shumica dërrmuese e shqiptarëve as nuk e pëlqejnë marrëveshjen për Kodin dhe as nuk i duan listat e mbyllura.

Hapja e listave për ne nuk është aspak tabu. Prandaj ne do të ulemi me opozitën parlamentare për të diskutuar mbi këtë çështje”-tha Balla.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *