Me rritjen e temperaturave në Mbretërinë e Bashkuar, njerëzit po dynden në plazhe. Por një incident është regjistrua ditën e djeshme në zonën e Bournemouth Beach, duke bllokuar shërbimet e sigurisë.
Daily Mail shkruan se policia në mënyrë të dëshpëruar u përpoq t’i nxiste njerëzit të ‘qëndrojnë larg’ njëri-tjetrit tre zona, Bournemouth, Christchurch dhe Poole thanë se kishin lëshuar 558 gjoba për parkimin. Një numër rekord.
3 ton mbeturina janë hequr nga plazhet dhe sipas policisë ka pasur kampe të paligjshme, sjellje antitocionale – përfshirë sherre mes personave të dehur mes plazhit.
Situata ishte e tillë, saqë siç shkruan gazeta britanike njerëzit kishin fjetur gjithë natën në plazh, për të zënë një vend të mirë për ditën tjetër.
Ndërsa distancimi shoqëror u bë i pamundur në plazhet e tejmbushura, autoritetet mjekësore kanë ngritur frikën për një valë të dytë të koronavirusit.
Zyrtari Kryesor i Mjekësisë në Angli, Chris Whitty, paralajmëroi rastet me Covid-19 do të rriten përsëri, nëse britanikët nuk ndjekin udhëzimet për distancimin shoqëror.
E gjithë kjo situatë ka sjellë pakënaqësi tek britanikët të cilët aktualisht janë duke punuar, pasi sektorët e tyre nuk janë prekur nga koronavirusi. Ata kërkonin në rrjetet sociale që të hiqnin skemën për të paguar 80% të pagës punonjësve, pasi ata po e shfrytëzojnë pushimin për të shkuar në bregdet ku gjithsesi nuk po i zbatojnë rregullat e distancës sociale.