Vendosni fjalën kyçe....

Iphone do shërbejë edhe si çelës makine, Apple do verë në dispozicion teknologjinë në 2021


I Phonet e rinj mund të shërbejnë edhe si çelësa për automjetin tuaj. Apple bëri me dije përmes një konference vjetore veçoritë e reja të smartfonëve.

Sipas kompanisë sistemi i ri CarPlay do të jetë në dispozicion në 97 për qind të veturave të reja. Fillimisht iPhone-t do të përdoren si çelës në automjetet BMW Seria 5 e vitit 2021, por dëshiron ta zgjerojë atë në modelet e tjera të makinave, raporton CNN.

Në mënyrë demonstrative, menaxherja e “Apple” Emily Schubert, tregoi si një shofer mund të hap dorezën e derës me iPhone-in e tyre. Fill pas këtij veprimi drejtuesit e automjeteve e vendosin iPhone-n në jastëkun e karikimit dhe shtyjnë butonin e ndezjes për t’i dhënë gaz makinës.

Kjo teknologji bazohet në Komunikimin në Fushën e Afërt, e cila lejon që pajisjet brenda disa centimetrave të njëra-tjetrës të shkëmbejnë të dhëna pa tel. Ndërkaq, pronarët e veturave BMW do të jenë në gjendje të ndajnë çelësin virtual të veturës me miqtë përmes iMessage.

Veçoritë e reja janë përqafuar nga kompani si BMW, GM, Honda, Hyundai, Samsung dhe Volkswagen.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *