Ditën e sotme Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ka emëruar drejtuesit e rinj në Prokuroritë e 4 qyteteve.
Mes emrave të prokurorëve që kanë marrë detyra të reja, është edhe ai i ish-kryeprokurores, Arta Marku.
Ajo është caktuar si prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit në Tiranë.
Emërimet:
- Kreshnik Ajazi aktualisht prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan caktohet drejtues të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.
- Rita Gjati aktualisht prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës caktohet drejtuese të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës.
- Arben Dyla aktualisht prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje caktohet drejtues të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje.
- Violeta Shkurta aktualisht prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier caktohet drejtuese të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.
- Arta Marku, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, të caktohet përkohësisht të ushtrojë funksionin e prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.
- Alma Bramo, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, të ushtrojë funksionin e prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.
Gjithashtu, KLP vendosi që me miratimin e strukturës së Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë nga Kuvendi i Shqipërisë të shpallë 28 vende vakante në këtë institucion. Vendet e lira janë nga drejtor, përgjegjës tek inspektor.