Ditën e sotme Kuvendi ka kërkuar përjashtimin me 10 ditë të deputetit të opozitës së re, Kujtim Gjuzi.
Mirëpo për shkak se Gjuzi nuk ishte i pranishëm në mbledhje, Byroja e Kuvendit e shtyu vendimin.
“Sipas Urdhërit të Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, Nr. 31, datë 26.06.2020, sot u zhvillua mbledhja e Byrosë së Kuendit, për shqyrtimin e ankesës së deputetit Kujtim Gjuzi kundër vendimit nr. 12, datë 23.06.2020, të Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën “Për marrjen e masës disiplinore ndaj deputetit Kujtim Gjuzi “Përjashtim nga pjesmëarrja në komisione dhe/ose seancë plenare për 10 (dhjetë) ditë”.
Për shkak se deputeti Kujtim Gjuzi nuk ishte i pranishëm, mbledhja u shty për ditën e hënë, datë 29 qershor, ora 12:00”, thuhet në një njoftim nga Kuvendi.