Një konflikt me armë gjahu ka ndodhur në Delvinë ku ka mbetur i plagosur një 21-vjeçar.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në fshatin Rusan në Delivnë dhe motiv besohet të ketë qenë ndarja e kullotave.
Policia ka identifikuar autorin dhe po punon për arrestimin e tij.
“Në spitalin e Delvinës ka shkuar i dëmtuar në këmbë me armë gjahu shtetasi L.K., 21 vjeç, banues në fshatin Rusan, Delvinë, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur rreth 3 km larg Delvinës për çështje kullotash.
Polica ka identifikuar autorin dhe po punohet për kapjen dhe arrestimin e tij”-njofton policia.