Vendosni fjalën kyçe....

Maqedonia e Veriut hap kufijtë, pa test dhe pa karantinë


Duke nisur nga sot, hapen plotësisht të gjitha vendkalimet kufitare në Maqedoninë e Veriut. Kështu edhe shtetasit maqedonas, ashtu dhe të huaj do të mund të hyjnë dhe të dalin pa qenë të detyruar të bëjnë një test PCR dhe pa karantinë shtetërore.

Ky vendim u mor ditën e martë nga qeveria, mbi bazën e rekomandimeve të Komisionit për Sëmundjet Infektive. Në të njëjtën ditë, siç shkruan Alsat, qeveria vendosi që më 1 korrik të hapet edhe Aeroporti Ndërkombëtar  i Shkupit dhe ai “Sh. Apostol Pavle” në Ohër.

Mbetet detyrimi për respektimin e rekomandimeve për mbajtjen e pajisjes mbrojtëse personale, mbajte të distancës dhe dezinfektim të shpeshtë.

Sipas autoriteteve shëndetësore, hapja e kufijve nuk paraqet rrezik të dukshëm për rritjen e numrit të rasteve të reja sepse transmisioni lokal është rrezik më i madh.

Vlerësimi është se hapja e kufijve me respektim të masave parandaluese (kontroll të vendosur në aeroportet dhe mënyra e anketimit të udhëtarëve për hyrje në shtet) e redukton në minimum rrezikun për rritjen e numrit të pacientëve të diagnostikuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *