Vendosni fjalën kyçe....

Me 11 emigrantë të paligjshëm në furgon, arrestohet 35-vjeçari nga Tirana


Një 35-vjeçar nga Tirana është arrestuar nga policia në Pogradec, pas një operacioni të koduar “Destinacioni”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

35-vjeccari me inicialet I.B që po udhëtonte me furgon, nuk kishte pranuar t’i ndalonte policisë. Pas kësaj uniformat blu u vunë në ndjekje të tij dhe pasi e kapën, zbuluan 11 emigrantë të paligjshëm brenda në furgon.

DETAJET E POLICISË

Finalizohet operacioni policor i koduar “Destinacioni”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Operacioni nga Komisariati i Policisë Pogradec, specialistët për hetimin e krimit, Policia Rrugore, në bashkëpunim me Policinë Kufitare.

Transportonte 11 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 35-vjeçari që u përpoq t’i shmangej Policisë, por u kap dhe u arrestua në flagrancë.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë dhe të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, në kuadër dhe në zbatim të Planit të Masave për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, finalizuan me sukses operacionin “Destinacioni”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit I. B., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, se ky shtetas transportonte me mjetin e tij furgon, disa shtetas nga vendet e treta, të cilët kishin hyrë ilegalisht në vendin tonë, kanë organizuar punën, duke bërë lokalizimin dhe më pas kapjen e prangosjen e këtij shtetasi.

Kapja e tij u bë pranë vendit të quajtur “Enkelana” dhe në momentin që ka ndërhyrë Policia ai ka tentuar të largohet, mos iu bindur urdhrit të punonjësve për të ndaluar, por pas ndjekjes së Policisë është kapur në vendin e quajtur “Gur i Kuq”.

Në mjetin furgon që po drejtonte ky shtetas u konstatuan 11 emigrantë të paligjshëm, të cilëve, nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi I. B. iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt përfitimit.

Po punohet për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *