Vendosni fjalën kyçe....

Ndërrojnë jetë 2 pacientë me COVID-19 tek Spitali Infektiv


Dy qytetarë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga COVID-19. Ministria e Shëndetësisë tha se bëhet fjalë për një pacient 76-vjeçar dhe një tjetër 54-vjeçar.

“Gjatë 24 orëve të fundit, për fat të keq dy qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen, pavarësisht asistencës së madhe të mjekëve dhe trajtimit mjekësor.
Dy humbjet e jetës kanë qenë të papritura. Një 76 vjeçar nga Tirana, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, pasi ishte përmirësuar pas 15 ditësh trajtim, ka pësuar tromboemboli pulmorare. Dhe një 54 vjeçar në gjendje të rëndë, me insuficencë renale, ka ndërruar jetë në urgjencën e spitalit. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.”– tha specialistja e ISHP-së Eugena Tomini, e cila dha lajmin.

Kjo e ka çuar në 51 numrin e qytetarëve që kanë humbur jetën për shkak të pandemisë.

Ndërkohë, situata paraqitet serioze në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 87 pacientë, 15 prej të cilëve janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *