Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ende nuk ka bërë një reagim zyrtar për mediat, lidhur me aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale ditën e mërkurë.
Kur aktakuza u publikua Thaçi ishte rrugës për Washington, por për shkak të zhvillimeve të fundit, u detyrua të anulojë vizitën.
Radio Evropa e Lirë shkruan sot se Thaçi ndodhet në Vjenë dhe se po e pret fluturimin për Prishtinë.
Më herët ishte raportuar se Thaçi mund të kthehej në Kosovë edhe përmes linjës Vjenë – Tiranë.
Presidenti i Kosovës ende nuk ka bërë asnjë deklaratë për mediat, por u mjaftua duke ndryshuar fotografinë e kopertinës në “Facebook”, duke e shoqëruar me mbishkrimin: “Askush nuk mund ta rishkruajë historinë”. Ky është reagimi i tij i vetëm.