Vendosni fjalën kyçe....

Sot është Dita Botërore e Ftohjes


Sot është Dita Botërore e Ftohjes. Kjo ditë u vendos për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e teknologjive të ftohjes në jetën e përditshme dhe u zgjodh pikërisht data 26, për të nderuar datën e lindjes së Lord Kelvin më 26 qershor 1824.

Dita Botërore e Ftohjes ishte ide e konsulentit për ftohje, ish-president i Institutit të Ftohjes në Mbretërinë e Bashkuar, pas një marrëveshjeje midis shoqatave tregtare të industrisë dhe organeve të anëtarësimit profesional nga e gjithë bota.

Termi “ftohje” këtu përdoret në kuptimin e tij më të gjerë. Një shembull i ftohjes është ruajtja dhe shpërndarja e produkteve ushqimore që prishen.

Gjatë gjysmës së parë të Shekullit XX, njerëzimi shpiku ftohësit me bazë fluorin, bazuar në përparimin e kimisë dhe inxhinierisë mekanike. Ftohësit ishin njohur shumë më herët nga njerëzit, por kryesisht ishin të përbërë nga akulli ose ftohës të tjerë jo të fluorinuar, si dioksidi i karbonit, amoniaku ose hidrokarburet. Këto lloj ftohësish kishin përdorim shumë të kufizuar në banesa ose në industri të caktuara.

Gjatë tre dekadave të fundit, bota kuptoi se ftohësit më të sigurt dhe efikas, që u përdorën për dekada me radhë, po kontribuonin negativisht në ngrohjen globale, dëmtimin e ozonit dhe kërcënojnë jetën në planet në terma afagjatë.

Për shkak të kësaj, industria dhe qeveritë u angazhuan në një proces ligjor dhe kërkimor për të gjetur alternativa dhe për të kontrolluar emetimet e ftohësve duke ruajtur ritmin e zhvillimit njerëzor dhe stilin e jetës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *