Vendosni fjalën kyçe....

Tahiri: U përballa si qytetar, jo si vemjet e tjera. Jam prapë kampion


Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka folur me emocione pas vendimit të Apelit për të rikthyer dosjen e tij për rigjykim duke e detyruar të përballet me drejtësinë nga e para.

“Nuk kam asnjë emocion përveç domosdoshmërisë për t’i shkuar deri në fund drejtësisë. Një gjë është e sigurt se beteja fillon nga e para, gjykata nuk ekziston. Nuk kam një vendim në sallë, nga ajo që dëgjuat edhe ju në sallë. Gjykata tha se Prokuroria nuk ka zbatuar vendimin e ligjit për provat. Më duket e qartë si drita e diellit se zvarritja nuk është më drejtësi, drejtësia e vonuar nuk është më drejtësi. Si t’jua them?

Duhet të shohim, unë si ministër i Brendshëm çdo javë i drejtoja presidentit emra gjyqtarësh dhe prokurorësh, e bëja publikisht duke i denoncuar, siç kam qenë i hapur dhe i drejtpërdrejtë në politikë. Asnjë lloj kompromisi me çdo kënd nuk kam bërë, as nuk do të bëj, i lirë apo jo me kërkënd. Të njëjtët janë, në Vetting janë. Nuk kam asnjë opinion për këtë, më intereson drejtësia.

Pa asnjë diskutim kam bërë gabime. U jap të drejtë atyre që thonë ky s’futet në burg, futet ai që bën ndërtime pa leje, ju garantoj se nuk kam bërë asnjë faj, kurrë nuk kam bërë faj. Meqë prokuroria më akuzoi e kam ndjekur këtë proces me korrektesën më maksimale, duke ikur edhe nga deputetllëku vetëm për t’u përballur si qytetar. Ja ka vlejtur gjithmonë të përballem si qytetar, jo si ato vemjet e tjera që janë përballur si pushtetarë.

Këmbët e mia më mbajnë edhe pa qenë deputet.  Mirë se të vijojë kushdo, po e pashë të arsyeshme që të shikoj gjykim të shkurtuar këtij procesi por me prova e gjithçka.

Unë po ju them që jam i dedikuar për këtë proces. Është jeta ime. Nuk është një ditë pune si gjithë të tjerat. Mua më mbajnë këmbët e mia. “– tha Tahiri.

Gazetarët e pyetën Tahirin se çfarë ka bërë ai në 4 vjet si ministër, që të gjithë po e sulmojnë. E ai është përgjigjur:“I jepni ju dot shpjegim pse zvarritet procesi nga 3 vjet? Jam prap kampion”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *