Vendosni fjalën kyçe....

50-vjeçarit në Shkodër i bëjnë pritë, persona me maska qëllojnë drejt tij


Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkodër. Dy persona të maskuar, me motorçikletë, kanë qëlluar me armë dhe kanë kërcënuar një 50-vjeçar në rrugën Shkodër-Velipojë.

Sipas “Balkanweb” personat me maska kanë qëlluar me armë drejt shtetasit Alban Luka, 50 vjeç.

Personi banues në fshatin Darragjat, po udhëtonte me një mjet tip Benz, në momentin kur është qëlluar. Për fat të mirë ai u ka shpëtuar plumbave, ndërsa policia ka nisur hetimet për ngjarjen.

Luka ka qenë duke udhëtuar i vetëm në mjetin e një kushëriri të tij, në momentin kur është qëlluar.

Autorët e kanë nxjerrë nga mjeti dhe e kanë gjunjëzuar, duke e kërcënuar. Në mjet policia ka gjetur 11 plumba, që për fat të mirë asnjë prej tyre nuk e ka kapur 50-vjeçarin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *