Vendosni fjalën kyçe....

76-vjetori i gjenocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë, Idrizi i kërkon Ramës dhe qeverisë greke ngritjen e një varreze


Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet, ka zhvilluar një ceremoni për përkujtimin e 76 vjetorit të gjenocidit grek mbi popullsinë shqiptare në Çamëri.

Në një fjalim të mbajtur në këtë ceremoni kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi ka kërkuar si nga qeveria greke dhe ajo shqiptare ngritjen e një varreze për çamët e rënë  në luftë.

Tragjedia e shqiptarëve të Çamërisë, drejtësia për ta, do të na çojë në rrugë të mundimshme, por në fakt është bekim për ne sepse nuk ka gjë më të shenjtë se sa të luftojmë të për të drejtat e shqiptarëve të Çamërisë dhe për amanetin e emrave këtu.

Pak ditë më parë dola me thirrjen “Mos e harro Çamërinë”. Mitsotakis sigurisht nuk ka pse të harrojë babain e tij, i cili kur ishte kryeministër në diskutim me zotin Meksi foli për ngritjen e këshillave dhe për ngritjen e varrezave të partizanëve çamë.  Po ku është kryeministri shqiptar që na mburrej me koshin e basketbollit në kongresin e PDIU? Ne nuk na mund dot harresa, as argumenti dhe drejtësia që është në anën tonë, por mungesa e një shteti serioz shqiptar e me dinjitet. E keni për të detyrë ti jepni dinjitet shqiptarëve. Teksa i drejtohem kryeministrit të Greqisë, dëgjo zërin e babait, më vjen të ulërijë nga dhembja e i drejtohem kryeministrit të Shqipërisë: “Mos e harro Çamërinë“, tha ndër të tjera në fjalën e tij Idrizi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *