Vendosni fjalën kyçe....

Cakaj takon Palmer dhe Reeker: Folëm për domosdoshmërinë e plotësimin e detyrimeve për anëtarësimin në BE


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj gjatë vizitës në Uashington zhvilli një takim me Philip Reeker dhe Matthew Palmer.

Cakaj thotë se gjatë takimit u fol për domosdoshmërinë e plotësimit të detyrimeve për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Në Uashington takuam edhe Ndihmës Sekretarin e Shtetit në detyrë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Përfaqësues i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Folëm hollësisht për domosdoshmërinë e plotësimit sa më shpejt të të gjitha detyrimeve për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, punën e përbashkët në kuadër të OSBE-së dhe lidhur me përpjekjet e Shqipërisë për të siguruar ulësen e anëtarit jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit 2022-2023.

Marrëdhëniet e fuqishme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të një rëndësie të pazëvendësueshme e me një vlerë të patjetërsueshme për Shqipërinë”-shkruan Cakaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *