Vendosni fjalën kyçe....

Egjipti hap xhamitë dhe restorantet


Xhamitë janë rihapur të shtunën në disa pjesë të Egjiptit derisa vendi po tenton t’i rikthehet normalitetit pas vendosjes së masave kufizuese si pasojë e përhapjes së koronavirusit.

Qeveria e Egjiptit ka lejuar lutjet ditore në xhami, duke përjashtuar lutjet e së premtes ku mblidhen shumë njerëz si dhe meshën e së dielës në kisha.

Të shtunën është lejuar edhe rihapja e restauranteve dhe kafeterive, por me vetëm 30 përqind të kapaciteteve për t’i ikur frekuentimit të madh. Nga 1 korriku, Egjipti do të rihapet edhe për fluturime ndërkombëtare.

Shteti më i populluar në Arabi, me rreth 100 milionë banorë, ka raportuar 62,755 të infektuar dhe 2,620 vdekje deri më tash.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *