Vendosni fjalën kyçe....

Kërkesa e deputetëve të PE-së: Të vendoset në axhendë liberalizimi i vizave për Kosovën


Deputetët e Parlamentit Europian kanë nënshkruar një letër përmes të cilit i kërkojnë kancelares gjermane Angela Merkel, të vendosë në axhendë të Këshillit Europian, çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Eurodeputeti Ilhan Kyuchyuk, ka publikuar në “twitter” dokumentin me nënshkrimet e deputetëve.

“Së bashku me Viola von Cramon (raportuesen e Kosovës në Parlamentin Evropian) dhe kolegët e tjerë, kemi dërguar një letër tek (kancelarja) Angela Merkel me kërkesën për të vendosur në agjendë të presidencës gjermane të Këshillit Evropian çështjen e tej-zgjatur të liberalizimit të vizave për Kosovën”, shkruan Kyuchyuk.

Duke nisur nga 1 korriku, Gjermania pritet të marrë udhëheqjen e Këshillit Europian.

Sipas eurodeputetëve, Kosova i ka përmbushur kriteret e kërkuara dhe tash i takon BE-së që të përmbushë pjesën e saj të obligimit.

“Ne po humbim kredibilitetin tonë kur një shtet i tretë e bën atë që ne kërkojmë nga ta, por nuk marrin avantazhin të cilin ua kemi premtuar. Si mund të kërkojmë çfarëdo reforme tjetër nga një shtet në fqinjësinë tonë, kur ata nuk mund të jenë të sigurtë se do të përfitojnë çfarëdo nga puna e tyre. Integrimi Evropian nuk është domosdo operacioni i vetëm i shteteve në rajon. Ku do ti çojë rruga e tyre nëse jo në BE?”– shkruajnë ata.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *