Vendosni fjalën kyçe....

Koroporatat ndaluan reklamat në Facebook, Zuckerberg humbet 7.2 miliardë dollarë, presion për gjuhën e urrejtjes


Rënia e aksioneve në Facebook ka fshirë miliona dollarë nga pasuria e themeluesit dhe shefit të Facebook-ut Mark Zuckerberg. Nxitja? Korporata të tilla si Coca-Cola dhe Verizon kanë tërhequr reklamat e tyre, duke kërkuar që Facebook të flasë për censurimin e gjuhës së urrejtjes.

Zuckerberg humbi 7.2 miliardë dollarë, pasi aksionet e Facebook ranë me 8.3 përqind të premten, njoftoi Bloomberg. Rënia në vlerë ndodhi pasi Unilever, një nga reklamuesit më të mëdhenj në botë, u bashkua me listën e kompanive të mëdha që pezulluan fushatat e tyre të reklamave në Facebook dhe në degën e saj Instagram. Në të njëjtën kohë, Coca-Cola tha se po tërhiqte të gjitha reklamat e saj në media sociale për 30 ditë.

Më shumë se 120 korporata, përfshirë Verizon, Dove, Lipton, Hershey dhe Honda iu bashkuan bojkotit të organizuar nga aktivistë dhe grupe të të drejtave civile që kërkuan Facebook të luftonte atë që ata e quajnë gjuhën e urrejtjes dhe dezinformimin në platformën e saj.

Duke iu përgjigjur kritikave, Zuckerberg, vlera e mbetur e pasurisë neto e të cilit tani vlerësohet në 82.3 miliardë dollarë nga Bloomberg, ka premtuar të ndalojë reklamat me “përmbajtje urrejtje”.Ai gjithashtu u zotua të luftojë shtypjen e mundshme të votuesve dhe të heqë postet nga politikanë dhe zyrtarë të qeverisë nëse kompania mendon se ata reklamojnë nxitje për dhunë.

Ndërsa Zuckerberg nuk përmendi në mënyrë të qartë bojkotin, ishte e qartë nga njoftimi që ai po përpiqej të qetësonte kritikët e tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *