Vendosni fjalën kyçe....

Lleshaj tregon se miku i tij është me Covid: S’e besonte kurrë, por e kapi


Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e vendosura nga autoritetet shëndetësore, për frenimin e koronavirusit.

Gjatë fjalës së tij, Lleshaj tregoi se një miku i tij ishte infektuar me Covid.

“Nëse nuk mbajmë shifrat nën kontroll është një risk për ata që do të vendosin për të ardhur dhe zonat e kuqe njerëzit i shmangin, nuk niset njeri drejt një zone të kuqe.

Jam marrë gjithë mëngjesin me një mikun tim që nuk e besonte kurrë që mund ta kapte, por tani është në vështirësi vetë prej kësaj, është serioze dhe e rëndësishme që të bëjmë maksimumin, nuk po them të mbyllemi prapë, por ato minimume kujdesi duhet t’i bëjmë në mënyrë që të parandalojmë një riizolim, i cilo do të ishte mjaft më i rëndë se i pari”- tregoi Lleshaj.

Këtë deklaratë, Lleshaj e bëri gjatë një takimi në Peshkopi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *